"Radiot të vetmin shpëtim mund ta gjejnë përmes integrimit në rrjetet sociale"
Lajme
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Ditën Ndërkombëtare të Radios, Instituti i Mediave në Kosovë, organizoi konferencë për media me temën “Efekti i mediave sociale në radio”.

Kryetari i Institutit të Mediave në Kosovë, Fazli Veliu tha se transformimet teknologjike dhe dinamika e re e tranzicionit kanë prekur gjithë spektrin e medies në gjithë botën, përfshirë edhe mediet lokale në Kosovë, e në veçanti radiot.

Ai shtoi se rrjetet sociale i kanë dëmtuar në masë të madhe disa radiostacione lokale, pasi që sipas tij, interesimi i kompanive për reklamim në radio është gjithnjë e më i vogël.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Veliu potencoi se radiot të vetmin shpëtim mund ta gjejnë përmes integrimit në rrjetet sociale, por që shtoi se edhe kjo formë lidhjeje,  sipas tij kërkon  investime në platformën e këtyre rrjeteve.

Ndërkaq, profesori universitar, Arben Fetoshi tha se për shkak të hegjemonisë së platformave digjitale,  trendi e ka sfiduar radion në kuptimin e mundësive financiare për jetesë më të mirë.

https://kosovapress.com/dita-nderkombetare-e-radios-imk-rrjetet-sociale-po-demtojne-radiostacionet-lokale

Ai theksoi se radiot hasin në vështirësi për shkak se impakti i digjitalizimit është gjithëpërfshirës, për çka shtoi se radiot duhet të përshtaten për të mos dështuar.

Fetoshi potencoi se “radio duhet ta rigjejë audiencën dhe ta afektojë atë nëpërmjet magjisë së saj që është tingulli”.

Ndërkaq, Hyrë Tejeci nga Radio Kosova tha se me ndryshime të mëdha të vendit, teknologjisë, e zhvillimeve të tjera, sipas saj është imponuar edhe puna në radio.

Tejeci theksoi se teknologjia nuk ka  ndikuar vetëm te radiot por ka përfshirë edhe televizionin  dhe gazetat.

Ajo shtoi se çështja  e transformimit në bazë të teknologjisë, është padyshim e domosdoshme edhe për radion.

Ndërsa, gazetari Gazmend Syla derisa foli për efektet e medias sociale tha se ajo se çfarë ofron dhe përmban një radio ka shumë rëndësi nëse do të dëgjohet dhe pëlqehet nga audienca.

Ai u shpreh optimist që radioja do të ketë të ardhme, për çka përmendi podcastët si mundësi të mirë të përshtatjes së radios me digjitalizimin  e medieve.

Lexo po ashtu
Moti për sot
13 shkurti është shpallur Dita Ndërkombëtare e Radios, derisa UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si medium dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.

Në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kishte thënë se radioja argëton, edukon, informon, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
376
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024