SBAShK: Mësimdhënësve t’u njihet përvoja si kontributdhënës në vitet e 90-ta
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBAShK) ka kërkuar që Ligji për Skemat Pensionale të ndryshohet në mënyrë që mësimdhënësve t’u njihet përvoja si kontributdhënës qysh nga vitet e 90-ta.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për KosovaPress ka deklaruar se punonjësit e arsimit janë të pakënaqur me ndryshimin e ligjit për skemat pensionale. Sipas Jasharaj, me këtë ndryshim të gjithë mësimdhënësve puna në vitet e 90-ta nuk do t’u numërohet si pension, por vetëm si numër.

Jasharaj tregoi se si sindikatë kanë paraqitur ankesën e tyre tek Avokati i Popullit dhe se presin që kjo çështje të adresohet tek Gjykata Kushtetuese në mënyrë që e gjithë puna e mësimdhënësve të vlerësohet si pension.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024