Protesta në veri, Elshani: Tentim i Listës Serbe për tensione
Intervista
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus, Taulant Elshani thotë se protesta e sotme në veri të vendit e thirrur kinse nga pensionistët serbë, është tentim i Listës Serbe për të tensionuar situatën në veri të vendit. Marrë parasysh fjalimit propaganduese që u mbajtën në sheshin e veriut të Mitrovicës për të kundërshtuar vendimin e BQK-së, sipas të cilit euro njihet si e vetmja valutë në Kosovë, Elshani tha se janë vazhdimësi e narratives propaganduese që u bë në Këshill të Sigurimit.

Në një intervistë për KosovaPress, njohësi i sigurisë, Taulant Elshani thekson se edhe këtë herë u dëshmua se Serbia po bashkërendon politikat me Rusinë.

Derisa nënkryetari i Listës Serbe propagandoi edhe në protestën që u mbajt të hënën më veri, Elshani thekson se kjo dëshmon ndikimin e Kremlinit zyrtar në Listën Serbe.

Propaganda e sotme, sipas Elshanit, është vazhdimësi e asaj që u bë të enjten në Këshill të Sigurimit, ku u diskutua për dinarin.

Përndryshe, sot në veri u protestua kundër rregullores së BQK-së, me të cilin euro është valuta e vetme në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024