Haradinaj e njofton ambasadorin Hovenier për kërkesat që kishte në ShBA
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në selinë partisë, Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Haradinaj ka falënderuar ambasadorin Hovenier për angazhimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, në mbështetje të vizitës që realizoi në Amerikë.

“Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë, të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024