Dënohet me 25 vjet burgim i akuzuari R.G për vrasjen e bashkëshortes së tij
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues me 25 vjet burg ndaj të akuzuarit R.G për vrasjen e bashkëshkortes së tij.

Sipas njoftimit Gjykata ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit R.G, për shkak të veprës penale Vrasje  e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale armëmbajtje pa leje, nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I akuzuari R.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej njëzet e pesë (25) vite burgim, pasi që ka privuar nga jeta tani të ndjerën – bashkëshorten e tij M.H, si dhe ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin – mikun e tij, XH.H.  Të akuzuarit R.G në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 26.12.2016 e tutje, të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se dë dëmtuarit XH.H dhe E.H, për realizimin  e kërkesës pasurore juridike, udhëzohen në kontest civil. “Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në afat prej 30 ditësh për Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024