"Kam menduar që të ka mbetur një grimë UÇK”, debatojnë Berisha e Maqedonci
Lexohet për: 1 min.
427882006_1563534611114364_7860132904064951863_n
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha e ka pyetur sot ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin për takimin që disa media patën raportuar të ketë ndodhur mes tij, shefit të AKI-së, Petrit Ajetit dhe sekretares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalit. Derisa për Ajetin ishte mohuar të ketë qenë pjesë e takimit, Maqedonci pati deklaruar se me Milhalin ishte takuar rastësisht duke ecur në malin e Gërmisë.

Lidhur me këtë Maqedonci tha se “nuk është e ndaluar të takohemi me njerëz që funksionojnë në vend.”

“Nuk konsideroj që është e ndaluar të takohemi me njerëz që funksionojnë në këtë vend”, ka thënë Maqedonci derisa ka mohuar që Ajeti të ketë qenë pjesë e takimit.

Ndërsa deputeti i AAK-së, Bekë Berisha i është kundërpërgjigjur.

"Kam menduar që të ka mbetur një grimë UÇK”, tha ai në mbledhjen e komsionit ku po raportonte ministri Maqedonci.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024