Kosova partner i fuqishëm ekonomik për Shqipërinë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka pritur në takim zëvendësministrin për Evropë dhe Punëve të  Jashtme të  Shqipërisë Besart Kadia. Në këtë takim u tha se Kosova partner i fuqishëm ekonomik për Shqipërinë. Rafuna ka thënë se qëllimi i këtij takimi ishte adresimi i sfidave që paraqiten te bizneset, si dhe për ta bërë tregun e të dyja vendeve atraktiv për vizitorë.

Rafuna tha se OEK është e gatshme për të kontribuar për thellimin e bashkëpunimit.

“Do të bisedojmë se cilat janë kërkesat dhe idetë, për një zhvillim ekonomik mes dy qeverive. Ne si Odë Ekonomike jemi të gatshëm të labojrojmë për themelimin e bashkëpunimit”, tha Rafuna.

Ndërsa, zëvendësministri Kadia u shpreh se synimi i këtij takimi është tregu atraktiv për të dyja shtetet.

“Është një potencial i cili është i pafundmë sa i përket benefiteve dy palësh si u tha në takimet, ky është takimi i dytë i çështjeve  diplomatike. Mbi 1287 biznese kosovare që është tregues i potencialit, ndërsa nga Shqipëria 2022 biznese janë të regjistruara në Kosovë. Prandaj synimi është tregu atraktiv për të dy shtetet”, u shpreh ai.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj shtoi se Kosova do të jetë një partner i fuqishëm për Shqipërinë.

“Kosova do të jetë një partner i fuqishëm për Shqipërinë. Ne e dimë se kemi çfarë të bëjmë, janë bërë gjëra të mira, por këto diskutime janë për t’i bërë akoma më mira,” shtoi Malaj.

Takimi po mbahet i mbyllur për media./A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024