Morata në dyshim për sfidën me Interin
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi i Atletico Madridi, Alvaro Morata pësoi një ndrydhje të kockave dhe ligamentin e brendshëm të gjurit të tij të djathtë gjatë humbjes 1-0 nga Sevilla.

Golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon me pesë gola nga gjashtë ndeshje, Morata kishte dalë nga fusha në lot në minutën e 46-të të shtunën.

Atletico, që do të presë skuadrën e Las Palmas në ligë të shtunën përpara se të vizitojë skuadrën italiane Inter për ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme, nuk zbuloi një afat kohor për rikthimin e Moratas.

"Të hënën në mëngjes ai iu nënshtrua një skanimi për të përcaktuar shkallën e lëndimit. Ai është në pritje të trajtimit të mëtejshëm ," tha Atletico në një deklaratë.

Kapiteni i Spanjës është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Atletico-s në La Liga këtë sezon, pasi ka shënuar 13 herë në 22 ndeshje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024