79-vjetori i gazetës “Rilindja”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Sot bëhen 79 vjet, kur për herë të parë u shtyp gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht ishte e përjavshme.

Numri i parë i gazetës u shtyp më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta fillon të shtypet në Prishtinë.

Gazeta së pari shtypej si e përjavshme, nga qershori 1948 filloi të shtypet dy herë në javë, ndërsa nga nëntori 1958 filloi të dalë si e përditshme.

Më 5 shtator 1990 u mbyll nga administrata e pushtuesit serb. Gazeta rifilloi të botohet pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por për shkak të keqmenaxhimit ajo pas një kohe u mbyll./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024