Shenja delikate e atakut kardiak që nuk duhet ta injorojmë
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Një atak në zemër ndodh kur qarkullimi i gjakut në zemër është i bllokuar. Dhimbja në krahun e majtë dhe në gjoks janë simptoma të njohura të një ataku në zemër, por një ekspert ka zbuluar se ekziston një simptomë delikate që shpesh kalon pa u vënë re.

Kardiologu Sean Heffron thotë se të përzierat mund të jenë sinjal i një ataku kardiak, edhe pse rrallë shfaqet si simptoma e vetme. Pra, kur ndjejmë siklet në stomak, nuk ka nevojë për panik sepse zakonisht shkaktohet nga probleme më pak serioze si helmimi nga ushqimi, gripi e të ngjashme.

Por nëse marramendja shfaqet së bashku me simptoma të tjera, si gulçim, rrahje të shpejta të zemrës, dhimbje gjoksi ose dhimbje që përhapet në pjesë të tjera të trupit, si nofulla ose shpina, mund të jetë shkak për shqetësim.

Itali: Rivitalizohet zemra që pësoi arrest kardiak, dërgohet për transplantim • KosovaPress

“Gjithashtu, simptomat në stomak mund të varen nga ajo se cila enë gjaku në zemër është prekur”, shpjegoi ai.

Edhe pse të përzierat dhe të vjellat gjatë një sulmi në zemër janë të pazakonta, veçanërisht tek gratë, burrat kanë më shumë gjasa të përjetojnë urth, dhimbje shpine ose dhimbje që të kujton dispepsi.

Është e rëndësishme të njohim simptomat e ndryshme në mënyrë që të jemi të vetëdijshëm për nevojën për kujdes mjekësor dhe të kujdesemi për shëndetin e zemrës.

Faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë ndjeshëm në gjendjen e shëndetit të zemrës sonë, duke përfshirë zakonet e të ngrënit, aktivitetin fizik dhe praninë e zakoneve jo të shëndetshme si konsumimi i alkoolit dhe pirja e duhanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024