Lëndohet pasi shpërthen zjarri në një shtëpi
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Busavatë të Kamenicës. Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma.

Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve. I lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024