Digjet një veturë në Zveçan dhe kërcënohet një person derisa punonte në rrugë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Një person ka raportuar se i është djegur vetura e tij me targa lokale.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Zveçan, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime.

Kurse, në fshatin Llavac të Zveçanit, një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në rrugë është kanosur nga tre të dyshuar të panjohur, të cilët me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.

E në Mitrovicën e Veriut, një person ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur i është dëmtuar me thikë goma e veturës së tij private që e kishte të parkuar në rrugë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024