"Përbindëshi" i Hollivudit flet shqip: Mëngjesi, kështu thoshte gjyshi im
Magazina
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Francis Ford Coppola, një nga regjisorët më të mëdhenj të botës duket se nuk ka harruar të përshëndesë në gjuhën e parardhësve të tij.

Coppola ka qenë pjesë e emisionit shumë të famshëm në “Jay Leno’s Garage” të gazetarit Jay Leno në tv CNBS. Sapo Leno zbret nga makina dhe afrohet tek veranda e vilës së Coppolas vendosur në një sfermë me hardhi në Kaliforni, regjisori i madh i thotë: “Mëngjesi.”

“Mëngjesi” – ia kthen edhe Jay Leno, duke shtuar – “Nuk e di se çfarë do të thotë thotë kjo?”

“Domethënë se nuk ka njeri këtu’, bën shaka regjisori i madh duke shtuar; “kështu thoshte gjyshi im kur i uronte mireseardhjen dikujt” – sqaron Francis Coppola…

A ishte shqip kjo “Mëngjesi”?

Kërkimi ne origjinën e familjes Coppola nxori se ata kanë emigruar në SHBA nga Bernalda, Basilicata, Itali. Zonë ku dihet se ka pasur, komunitete të mëdha arbëreshe, madje edhe sot, por më pak.

Coppola është bërë i famshëm për triologjinë “Kumbari”, filmin me temë nga lufta e Vietnamit- “Apokalips Now”, “Drakula”, e shumë e shumë filma të tjerë, të cilët thuajse të gjithë kanë marrë çmimet./CNBC/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024