Kreu i Konferencës së Sigurisë së Munihut: Rusia mund të sulmojë NATO-n
Bota
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kreu i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Christoph Heusgen, ka deklaruar sot se nuk mund të përjashtohet një sulm rus ndaj një anëtari të NATO-s.

Ai në komentet e botuara të shtunën, disa ditë para fillimit të mbledhjes së liderëve botërorë dhe ekspertëve të mbrojtjes, tha se presidenti rus Vladimir Putin mund të urdhëronte një sulm të tillë.

"Natyrisht. Putin në fund të fundit ka thënë vazhdimisht se rënia e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe e shekullit të 20-të, sepse rezultoi në bllokimin e shumë rusëve jashtë kufijve të Rusisë. Putin synonte të rivendoste një Rusi të Madhe me kufijtë e Bashkimit Sovjetik të zhdukur, një perandori globale në të cilën ai do të sundonte si një car”, tha Heusgen për Rheinische Post me bazë në Dusseldorf.

“Nëse Putin nuk e humb luftën në Ukrainë, ne duhet të kemi parasysh se ai mund të rrëmbejë Moldavinë ose republikat baltike”, tha ai.

Heusgen nuk pranoi të spekulojë se çfarë do të ndërmerrte Putin. "Por ne duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që Ukraina të marrë armët dhe ndihmën ushtarake që i nevojitet për t'i rezistuar me sukses agresorëve rusë dhe për t'i dëbuar ata nga territori i saj kombëtar," tha ai.

Heusgen shërbeu si këshilltar për politikën e jashtme të ish-kancelares Angela Merkel 2007-2017. Më pas ai u emërua ambasador i Gjermanisë në OKB përpara se të merrte detyrën në konferencën e Munihut.

Konferenca e Sigurisë në Munih do të mbahet në kryeqytetin bavarez nga 16-18 shkurt, me rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish të pritura. Rusia dhe Irani janë përjashtuar nga ftesat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024