Arrestohet personi i dënuar me dy muaj e gjysmë burg në Kaçanik
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës sot në Kaçanik ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, A.P. (31).

Ai ishte i kërkuar për veprën penale dhunë në familje me dënim burgimi prej 75 ditëve, i cili pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024