Kërkohet shkarkimi i KPM-së, rikthimi i kanaleve sportive “Arena” vendim skandaloz
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kanë kërkuar shkarkimin e bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave për shkak të vendimit për kthimin e kanaleve serbe “Arena” në Art Motion dhe operatorë tjerë.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Nijazi Isaku tha se vendimi për kthimin e kanaleve sportive “Arena” është vendim skandaloz.

Isaku tha se kërkon që të shkarkohet Komisioni i Pavarur i Mediave sepse këto kanale ishin të pezulluara për shkak të transmetimit të mesazheve ku kërcënohet Kosova, dhe sot transmetimi i tyre në Kosovë është i papranueshëm.

Ai ka përmendur edhe ndaljen e rrjetit nga kompania IPKO në momentin kur po bëhej gati të mbante fjalim kryeministri Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së 

Ndërkaq, kryetari i Komisionit të Mediave të Pavarura, Jeton Mehmeti tha se vendimi për transmetimin e kanaleve të “Arena Sport” është shfuqizuar për shkak se kemi garanci nga operatori se transmetime të tilla nuk do përsëriten asnjëherë.

Mehmeti tha se edhe kërkesa e qytetarëve për të pasur kanale sportive ka qenë e vazhdueshme. Ai theksoi se nëse ri përsëritet ndonjë mesazh politik nga transmetuesit rezultati do të jetë mbyllja përfundimtare e këtyre kanaleve.

Shfuqizimin për transmetimin e kanaleve sportive “Arena”, deputeti nga AAK-ja, Besnik Tahiri e ka quajtur presion politik.

Ai tha se vendimet e tilla nga Komisionet e Pavarura po dëmtojnë demokracinë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024