Bislimi: Qeveria e Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në takim deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiun, me të cilët ka biseduar  për qasjen shqetësuese të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, u tha në takim.

Po ashtu u tha se është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike.

Bislimi tha se Qeveria e Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024