Hajrizi: Përmes inteligjencës artificiale kemi arritur që të bëjmë testimin e shëndetit të njeriut
Lajme
Lexohet për: 4 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Themeluesi dhe udhëheqësi i UBT-së, Edmond Hajrizi ka folur për inteligjencën artificiale dhe format se si po përdoret nga studentët dhe profesorët. Në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e lirisë së fjalës”, ku nikoqire është Agjencia e Lajmeve KosovaPress, ai tha se kanë arritur që të bëjnë testimin e shëndetit të njeriut, përmes 120 parametrave.

Edukimi, ngritja e aftësive dhe gjenerimi i dijeve të reja, Hajrizi tha se janë tri misionet e UBT-së.

Në panelin e dytë me temën “Hapat e inovacionit në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor”, Edmond Hajrizi u shpreh se teknologjia duhet të vazhdohet.

“Në këtë fazë, inteligjenca artificiale është më shumë një lloj vegle për të rritur efiçiencën e marrjes së një më shumë fakti ose informacioni që ekziston tani më të gjeneruar nga njeriu. Njeriu e ka gjeneruar një fakt se sot takohemi dhe nëse e fusim në një format digjital, inteligjenca artificiale do ta merr parasysh. Nuk krijon vet diçka që nuk e kemi, nuk krijon diçka që nuk e fusim brenda në sistemin e trurit të inteligjencës artificale”, tha Hajrizi.

Ai tregoi për format se si po shfrytëzohet inteligjenca artificiale në edukim.

“Ne kemi arritur sot që përmes ndërlidhjes të inteligjencës artificiale dhe realitetit virtual dhe të shtuar, ne të bëjmë studentët tanë të kenë mundësi të testohen nga një profesor i inteligjencës artificiale për temën për të cilën do të hyj në provim. Sistemi jonë e konfirmon që ti ke arritur tek kompetenca, po fol bukur, ke hyrë thellë, je duke u përgjigjur saktë apo ke nevojë ende të zhvillohesh. Një lloj stimulimi mjaft i mirë, nganjëherë më i mirë se njeriu për të konfirmuar se a je gati për kompetencën apo nuk je”, shtoi Hajrizi.

Para pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e lirisë së fjalës”, ai foli edhe për aplikacionin për testimin e shëndetit të njeriut.

“Përmes inteligjencës artificiale kemi arritur që të bëjmë testimin e shëndetit të njeriut, diku rreth 120 parametra përmes zërit. Ne duke marrë kollitje, pak zërin, të themi tri-katër mostra, ne i konfirmojmë njeriut gjendjen e tij shëndetësore në 120 parametra shëndetësor”, përfundoi ai.

Në konferencën ku nikoqire është KosovaPress, kanë marrë pjesë anëtarët e rrjetit më të madh evropian të agjencive të lajmeve EANA (www.neësalliance.org), si dhe atij të Evropës juglindore ABNA SE (www.abnase.com), rrjete këto ku KosovaPress-i është anëtar.

https://kosovapress.com/zevendesministrja-gashi-kosovapress-e-ka-ngritur-nivelin-e-gazetarise-ne-kosove

Enkas për këtë konferencë, nga Kievi ka ardhur edhe Nataliya Kostina, shefe e Departamentit për Marrëdhënieve me Jashtë në Agjencinë Ukrainase të Lajmeve Ukrinform.

Paneli i parë u drejtua nga Branka Gabriela Vojvodic nga Agjencia e Lajmeve Kroate HINA dhe përbëhet nga: Alan Marshall - drejtori PA Media Group të Mbretërisë së Bashkuar, Camille Bouissou nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, Natalia Kostina nga Agjencia Ukrainase e Lajmeve UKRINFORM, Aimilios Perdiakris nga Agjencia Greke e Lajmeve ANA-MPA.

https://kosovapress.com/luzha-vetem-3-e-grave-te-kosoves-marrin-pjese-direkt-ne-politike

Ndërsa në panelin e dytë, foli presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymeri, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët paraqiten pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.

https://kosovapress.com/boissou-nga-afp-sfidat-per-lirine-e-mediave-po-rritet-cdohere-e-me-shume

Në panelin e dytë, folës është presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymberi, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.

https://kosovapress.com/presidenti-i-bordit-ne-prishtina-mall-zymberi-kosova-ka-klime-te-mire-per-investime

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024