Pritet të nis linja hekurudhore nga kryeqyteti tek Aeroporti i Prishtinës
Biznes
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se projekti i radhës i cili është aprovuar nga Bashkimi Evropian, është linja hekurudhore e cila lidh Prishtinën me Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.

Aliu tha se ky projekt është në fazën e projektimit dhe se kjo linjë hekurudhore do të shkarkojë kolonat e këtyre dy qyteteve.

“Sa i përket projekteve të Prishtinës e kemi projektin e hekurudhës nga Prishtina deri në Aeroportin e Prishtinës, është linjë hekurudhore që është aprovuar në fund të vitit që shkoj. Është aprovuar nga Bashkimi Evropian për financim, është projekt që ne e kemi shtyrë për një kohë, rruga e cila lidh Aeroportin me Prishtinën dhe kalon në Fushë Kosove dhe mundëson shkarkimin e trafikut nga Fushë Kosova në Prishtinë. Po ashtu, projekte tjera ndërlidhëse të cilat janë në fazë të projektim dhe në komunikim më Prishtinë për unazën e Prishtinës, po mendoj që projekti unazës së Prishtinës, është para përfundimit. Projekti i tillë do të jetë i rëndësishëm për shkarkimin e trafikut në qytet”, theksoi Aliu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024