Marrëveshjet ndërkombëtare shkaktojnë debat mes pozitës e opozitës
Tjera
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan ndryshimin e rendit të ditës me 61 vota për, 23 kundër dhe asnjë abstenim, ku si pikë të 12 futën çështjen e “shqyrtimit të Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së, Evropa digjitale për periudhën 2021-2027”.

Deputetja e LVV-së Jeta Statovci ishte e para që e bëri propozimin për futjen në rend dite të kësaj pike.

Ajo u shpreh se miratimin e Projektligji synohet se marrëveshja  ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë program të hyjë në fuqi.

E sa i përket këtij propozimi, kundërshtime pati nga ana e partive opozitare në Kuvend, PDK dhe LDK.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se ky propozim është i palogjikshëm pasi që në rend dite janë 50 pika të rendit të ditës, dhe se LDK do të votojë kundër kësaj pike.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri theksoi se miratimi i kësaj marrëveshje është i kotë  kur sot Kosova është ende nën sanksione nga BE-ja.

E ndaj kësaj reagoi shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ajo tha se argumenti që janë 50 pika në rend të ditës nuk është i logjikshëm.

Ajo shtoi se argumenti se nuk e votojmë për shkak se Kosova është nën masa nga BE-ja, nuk qëndron. Pas kësaj pati sërish reagime nga ana e opozitës.

Abelard Tahiri nga PDK tha se në korrik të vitit të kaluar, Komisioni Evropian e ka revokuar ftesën për këtë që po flasim.

Kundër replikë pati sërish nga deputetja Mimoza Kusari-Lila e cila tha se qytetarët po sanksionohen edhe nga deputetët e Kuvendit.

Arben Gashi i LDK-së me replikë ai u shpreh se  gjuha që po përdorë shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila është pafytyrësi.

Sërish kishte replikë nga Mimoza Kusari-Lila pas kësaj deklarate të deputetit Gashi, e cila tha se ajo vetëm ishte duke argumentuar atë ishte faktike.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024