Vuçiq-Pistorius: Qëndrimet e Serbisë dhe Gjermanisë për Kosovën janë të kundërta
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se vendi i tij dhe Gjermania ndajnë mendime të ndryshme sa i përket Kosovës, teksa ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se stabiliteti i rajonit është parakusht për përfarim me BE-në.

Gjatë një konference për media pas takimit, presidenti Vuçiq tha se Serbia ka raporte të mira me NATO-n teksa shtoi se dialogu me Kosovën është zgjidhja e vetme për daljen nga kriza. Ai megjithatë e pranoi se Beogradi dhe Berlini zyrtar ndajnë qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket Kosovës.

Ai ka përmendur edhe çështjen e ndalimit të vendosjes së euros si valutë e vetme pagese nga data 1 shkurt në Kosovë, të cilën e ka quajtur “provokim” dhe tentim për “spastrimin etnik të serbëve”.

Ai tha se serbët në Kosovë ndodhen në gjendje të vështirë pas vendosjes së euros si valutë e vetme pagese, për të cilën shtoi se do të diskutojë edhe në mbledhjen e nesërme të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa, ministri gjerman tha se Gjermania e ka njohur tashmë Kosovën shtet dhe se ajo nuk po e armatos vetëm këtë të fundit, por edhe vende të tjera e të cilat kanë të bëjnë kryesisht me armatim mbrojtës.

Ai ka theksuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është esencial në përfarimin me Bashkimin Evropian dhe se Gjermania është e hapur në diskutime me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024