Rritet deficiti tregtar i SHBA-së
Biznes
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Deficiti tregtar i SHBA u rrit 0.3 miliard dollarë ose 0.5%, për të arritur në 62.2 miliardë dollarë në dhjetor 2023, sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Byroja e Regjistrimit të Departamentit të Tregtisë.

Pritjet e tregut për shifrën ishin një deficit prej 62 miliardë dollarësh, pas një deficiti prej 61.9 miliardë dollarësh në nëntor.

Eksportet në dhjetor ishin 258.2 miliardë dollarë, 3.9 miliardë dollarë më shumë se eksportet e nëntorit, ndërsa importet ishin 320.4 miliardë dollarë - 4.2 miliardë dollarë më shumë se një muaj më parë.

“Rritja e dhjetorit në deficitin e mallrave dhe shërbimeve reflektoi një rritje të deficitit të mallrave prej 0.7 miliard dollarësh në 89.1 miliardë dollarë dhe një rritje në suficitin e shërbimeve prej 0.4 miliardë dollarësh në 26.9 miliardë dollarë”, tha Byroja e Regjistrimit në një deklaratë.

"Për vitin 2023, deficiti i mallrave dhe shërbimeve u ul 177.8 miliardë dollarë ose 18.7 për qind nga 2022. Eksportet u rritën 35 miliardë dollarë ose 1.2 për qind. Importet u ulën 142.7 miliardë dollarë ose 3.6 për qind," shtohet në deklaratë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024