Tirana shpallet Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Tirana është shpallur Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025.

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj e konsideron një mundësi të mirë për promovimin e kulturës së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

“Nuk e fsheh dot kënaqësinë për këtë super lajm për qytetin tonë – Një mundësi e shkëlqyer për t’i rrëfyer së bashku Evropës kulturën tiranase dhe atë shqiptare, me kërshërinë e një qyteti në transformim dhe njerëzve të dashuruar pas artit dhe kulturës”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Vitin e kaluar, Tirana mbajti titullin si Kryeqyteti Evropian i Sportit, ndërsa në 2022 ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024