Ish-skuadra e Dakut e konsideron atë një prej sulmuesve më të mirë në histori të klubit
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-skuadra e Mirlind Dakut, FC Mura e ka konsideruar yllin shqiptar si njërin prej sulmuesve më të mirë të klubit.

Skuadra sllovene i kushtoi një postim të veçantë Dakut, duke theksuar sukseset e tij në klub, dhe duke e cilësuar atë si njërin prej sulmuesve më të mirë në histori të klubit, raporton KosovaPress.

“Dy vite më parë, Mirlind Daku, i cili konsiderohet si njëri prej sulmuesve më të mirë në histori të Muras, nënshkroi kontratë me Muran. Për një sezon e gjysmë, Daku luajti në 53 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 27 gola dhe duke kontribuar me 7 asistime. Në verën e vitit 2023 ai kaloi te Rubin Kazani në Rusi”, shkruante në postimin e Muras.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,014
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024