Çeku: Revitalizimi i qytetit të Janjevës, destinacion i rëndësishëm turistik
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka theksuar se kanë hyrë në vitin e fundit të projektit të madh të kësaj ministrie për revitalizimin e qytetit të vjetër të Janjevës.

Çeku ka shkruar se vlera totale e investimit në këtë projekt që synon shndërrimin e Janjevës në destinacion të rëndësishëm turistik është rreth 3.8 milionë euro, bashkëfinancim me European Union in Kosovo dhe partner zbatues UNDP Kosovo.

“Restaurimi i 14 shtëpive po vazhdon sipas dinamikës, ndërsa paralelisht po punohet në fuqizimin e kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve cilësore turistike”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024