Ambasadori Guerot: Nuk shoh zgjidhje më të mirë sesa plani franko-gjerman
Lajme
Lexohet për: 3 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot nuk sheh ndonjë zgjidhje më të mirë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi sesa plani franko-gjerman.

Ambasadori francez në emisionin “FIVE ka theksuar se ky plan ka avantazhe për të dyja vendet, teksa thotë se ky propozim siguron gjërat për Kosovën që i ka kërkuar me vite.

“Nuk shoh ndonjë zgjidhje tjetër këtu përpos planit franko-gjerman, është një zgjidhje që është propozuar në shtator 2022 dhe është diskutuar dhe përfundimisht ka dalë në shkurt 2023 dhe siç tha Rohde ka dhënë shumë avantazhe për Kosovën, reloacione më të mira, integritetin territorial, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe gjëra të tjera, për të cilat ka luftuar Kosova ndër vite”, theksoi Guerot.

Ai ka përsëritur kërkesën e vendeve të QUINT-it duke thënë se edhe Franca pret nga Kosova të kryejë detyrat e saj dhe të procedojë tutje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai thotë se drafti për Asociacionin është një draft i mirë duke potencuar se këtë e mendon edhe qeveria e Kosovës pasi ende nuk ka ndonjë propozim tjetër për këtë draft nga ana e tyre.

“Jo vetëm që unë mendoj që është një draft i mirë mendoj se edhe qeveria pajtohet, sepse edhe kryeministri është shprehur i gatshëm të pranojë nëse është brenda pakos, nuk ka propozuar ndonjë ndryshim, nuk mendoj se është keq drafti, ky dokument nuk jep fuqi shtesë komunave ashtu shkruhet dhe ashtu ka të bëjë me përmbushjen e fuqive të tyre të cilat i posedojnë, është plotësisht i ligjshëm. Nga Kosova presim Asociacionin, dhe është artikulli tjetër që flet për Kishën Ortodokse Serbe, duhet të procedojmë tutje për interesin e Kosovës ”, ka thënë Guerot.

Po ashtu edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është obligim i Kosovës dhe si i tillë duhet të implementohet.

“Është obligim i Kosovës nga Parlamenti, dhe Kosova dhe Serbia janë dakorduar që të implementojnë marrëveshjen e Brukselit dhe kjo është mënyra për të arritur normalizimin e marrëdhënieve sepse i lexoni marrëveshjet është një gjë që Kosova duhet ta zbatojë Asociaiconin dhe hapat e tjerë duhet të përcjellen nga Serbia”, ka deklaruar Rohde./RTV Dukagjini

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024