​Osmani: Hetimet zyrtare për sulmin terrorist në Banjskë dëshmojnë se Serbia është prapa tyre
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se hetimet zyrtare për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë dëshmojnë se Serbia është prapa tyre, raporton KosovaPress.

Osmani, pas takimit me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se për t'i parandaluar këto sulme në të ardhmen nevojitet përkrahja  e Gjermanisë.

Ajo akuzoi Serbinë se po vazhdon të mbështesë grupet paraushtarake për të planifikuar sulmet e reja.

Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, nënvizoi nevojën për maturi dhe kujdes që mos të nxiten tensione të reja në veri.

Ai tha se  Kosova ka të drejtë për të zbatuar ligjshmërinë e saj në vendimin për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, por shtoi se nevojitet kohë për informim.

"KFOR është garantues për stabilitet dhe siguri. Stabiliteti i Kosovës dhe rajonit është i një rëndësi të veçantë për ne", theksoi ai.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
184
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024