Amerika vazhdon sulmet kundër Houthive në Jemen
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ushtria amerikane thotë se goditi një raketë lundrimi për sulm tokësor dhe katër raketa lundrimi kundër anijeve, të cilat sipas saj Huthi në Jemen po përgatiteshin t'i lëshonin kundër anijeve në Detin e Kuq.

Sulmet e reja pasuan një operacion të përbashkët të kryer kundër Houthis nga SHBA dhe MB të shtunën, grupi i tretë i sulmeve të koordinuara kundër grupit jemenas të mbështetur nga Irani.

Kjo u parapri nga një seri tjetër sulmesh ajrore të SHBA-së në dhjetëra vende të lidhura me Iranin në Irak dhe Siri të premten mbrëma, të cilat u kryen në përgjigje të sulmit me dron në bazën ajrore amerikane fundjavën e kaluar, i cili vrau tre ushtarë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të mbërrijë gjithashtu në Lindjen e Mesme - dhe këtë pasdite Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë sulmet e fundit. /BBC/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024