Ngjarjet e datës 5 shkurt
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Punëtorët teknikë të sektorit privat që kryejnë shërbime për disa shkolla të komunës së Prishtinës do të hyjnë në grevë me afat të pacaktuar, shkas maltretimi i tyre me paga dhe ato shumë të vogla.  (Ora 8:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00. Pas takimit ata do të mbajnë konferencë për media)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret për vizitë ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30)

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do të presë në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. (Ministria e Mbrojtjes, ora 13:30)

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius do të vizitojnë Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH). (Pomozatin, ora 15:00)

Promovohet Monografia e parë dedikuar kancerit të gjirit, një bashkëpunim ndërmjet QKLKGJ JETA/VITA dhe Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, SHOK. (Biblioteka Kombëtare e Kosovë, Prishtinë, ora 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024