Kosova e Ukraina ndajnë histori të njëjta, botohen tre libra kushtuar Ukrainës
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

“Historia e Ukrainës dhe e Krimesë”, “Ukraina – Përplasja Perëndim – Rusi” dhe “Roli i diplomacisë botërore në konfliktin Rusi-Ukrainë”, janë tre libra të botuar kushtuar Ukrainës dhe luftës atje.

Këta tre libra të botuar nga Shoqata botuese “3SD”, me autor Lutfi Bilallin  argumentojnë rëndësinë që ka Ukraina në lidhje me botën dhe sigurinë e saj.

Autori Lutfi Bilalli tha se populli në Kosovë duhet të informohet se çka është duke ndodhur në Ukrainë. Ai tha se qëllimi i tij për t’i shkruar këta libra ka qenë mungesa e literaturës për Ukrainën.

Ndërsa, gazetarja ukrainase Lyudmila Makey tha se vendi i saj dhe Kosova ndajnë të njëjtën histori, teksa shprehu falënderime për popullin e Kosovës për ndihmën e dhënë për popullin ukrainas që po përballet me pushtimin rus.

Profesori universitar Gëzim Qerimi tha se librat e promovuar sot përshkruajnë  luftën në Ukrainë, presionet dhe krimet e vazhdueshme që Rusia e Vladimir Putin po i bënë ndaj popullit të pafajshëm ukrainas.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka nisur më 24 shkurt 2022. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.  Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar nga e gjithë bota, përfshirë edhe Kosovën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /A.Drenica

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024