“Tempulli 2” kap në flagrancë 17-vjeçarin me 140 doza drogë në Vlorë
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka arrestuar shtetasin S. B., 17-vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë bastisjes në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë u kapën 140 doza drogë gati për shitje, një sasi lëndë narkotike kanabis të bluar, një peshore elektronike dhe dy telefona mobilë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 17-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024