"Shëtitësit" kapin armë e mijëra dollarë në Tiranë
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Shtetit në Tiranë, kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë për armëmbajtje pa leje, si dhe konfiskuan dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 82.000 dollarë amerikanë, 5.9 milionë lekë të reja, pranga, katër mjete prerëse, një peshore elektronike dhe dy telefona të zgjuar.

Aksioni është ndërmarrë në kuadër të operacionit policor të koduar "Shëtitësit".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan A. K., 19-vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20-vjeç, banues në Kamëz.

Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024