Ndryshimet në skemën pensionale, SBASHK alarmon përfaqësuesit e grupeve parlamentare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Për të shprehur shqetësimet lidhur me ndryshimet në skemën pensionale që kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar arsimor, përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me kryetarin e Komisionit parlamentar për Arsim Ardian Gola, si dhe u kanë dërguar  shkresa për takime shefave të grupeve parlamentare.

Kërkesës së SBASHK-ut i janë përgjigjur këtë premte shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri  dhe ai i LDK-së, Driton Selmanaj.  

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në takime të ndara u kanë ofruar argumente, të cilat ua kanë lënë edhe në formë të shkruar Tahirit dhe Selamanajt duke kërkuar ta marrin iniciativën për të dërguar çështjen në Kushtetuese dhe për të nisur debat në Parlament, në mënyrë që të evitohen lëshimet në ndryshimet në ligj dhe t’u kthehet e drejta e fituar punëtorëve të pensionuar nga arsimi.

SBASHK pret që javën e ardhshme të kenë takime edhe me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, atë të AAK-së Besnik Tahiri dhe Enis Kervan nga Grupi Parlamentar Multietnik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024