Fundjava sjellë derbi drithërues në basketboll
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Fundjava sjell super ndeshje në elitën e basketbollit, ku zhvillohet xhiroja e 20-të e Prince Caffe Superligës dhe ku përballen katërshja me traditë në basketbollin e Kosovës.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, ku pritet një super ndeshje dhe një superatmosferë në kryeqytetin e Kosovës. Prishtinasit janë në vendin e tretë me 13 fitore e gjashtë humbje, derisa pejanët kanë 14 fitore e pesë humbje, duke i ndarë vetëm një pikë mes tyre, e kjo do të bëjë edhe më interesante këtë përballje. Në dy takimet e këtij edicioni, të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës si mysafire. Pejanët triumfuan në Prishtinë 80:95, derisa kryeqytetasit në Pejë, 78:81.

Dita e shtunë vazhdon me super përballjen tjetër ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, ku të dy skuadrat hyjnë vetëm për fitore. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit në vendin e parë me 17 fitore e dy humbje. Këtë edicion ‘Xehetarët’ kanë dy fitore ndaj Portokallezinjëve, 77:99 dhe 84:67.

Të dielën në Gjakovë do të ndeshen Istogu me Vëllaznimin, ku kuqezinjtë janë favoritë, pasi numërojnë tetë fitore e 11 humbje, derisa istogasit vetëm një fitore e 18 humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro, por mjaft i rëndësishëm është mes Golden Eagle Yllit dhe Proton Cable Prizrenit. Therandasit janë në vendin e katërt me 11 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit në vendin e shtatë me pesë fitore e 14 humbje.

Prince Caffe Superliga-Java 20

E shtunë

17:00 Sigal Prishtina - Peja

19:00 Bashkimi - Trepça

E diel

17:00 Istogu - Vëllaznimi

19:00 Golden Eagle Ylli - Proton Cable Prizreni

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024