Peceta historike e Messit do të del në ankand për 300 mijë funte
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Peceta në të cilën u nënshkrua kontrata e parë me Barcelonën e 13-vjeçarit Lionel Messi do të del në ankand - me një çmim fillestar prej 300.000 funtesh (351.762 euro).

Peceta, e nënshkruar në dhjetor 2000, mbart një zotim nga drejtori i atëhershëm i Barçës, Carles Rexach, për të nënshkruar me Messin. Peceta u nënshkrua gjithashtu nga Josep Minguella, një këshilltar transferimi i klubit spanjoll, dhe agjenti Horacio Gaggioli, i cili rekomandoi argjentinasin.

Messi iu bashkua Barçës një muaj më vonë dhe vazhdoi të ishte golashënuesi i tyre rekord.

Ai debutoi në moshën 16-vjeçare dhe shënoi 672 gola në 778 ndeshje për klubin katalanas.

Tani 36-vjeç, Messi fitoi 10 tituj të La Ligës dhe katër të Ligës së Kampionëve në Barcelonë para se të largohej në Paris Saint-Germain në vitin 2021.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
4
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024