Konsumimi i drogës brenda objektit të komunës, suspendohet një zyrtar policor në Leposaviq
Siguri
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë filluar hetimet pas publikimit të video-incizimeve të reja në media në bazë të të cilave dyshohet se zyrtarë të Leposaviqit kanë konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës.

Hetimi i IPK-së ka filluar bazuar në dyshimet se në këto pamje tashmë të publikuara mund të jetë i përfshirë si i dyshuar edhe një zyrtar policor.

IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka intervistuar një zyrtar policor të Stacionit Policor në Leposaviq me dyshimin se ka kryer veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Me këtë rast IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të zyrtarit policor  të dyshuar në këtë rast.

Ndryshe, kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi ka shkarkuar dje nga detyra nënkryetaren Dragana Miletiq, pas dyshimit se ka poseduar substanca narkotike.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
308
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024