Bastisje në një objekt në Prishtinë, dyshohet për shërbime ilegale mjekësore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës.

Aty dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.

Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë, thuhet në njoftimin e  përbashkët për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024