Sistemi pagesave me standardet e BE-së, BB mbështet vendet e Ballkanit Perendimor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Banka Botërore, po mbështet vendet e Ballkanit Perendimor të bëjnë përparim të dukshëm drejt përafrimit të sistemeve të tyre kombëtare të pagesave me standardet e BE-së.

BB bën të ditur se, “gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, kanë nevojë për sisteme moderne pagesash për të patur rritje të qëndrueshme ekonomike”.

Sipas BB-së, këto sisteme brenda vendit, ndihmojnë në përfshirjen financiare, minimizojnë përdorimin e parave të gatshme, zgjerimin e shërbimeve për mallrat dhe pagesat si dhe përshpejtojnë zhvillimin e teknologjisë financiare.

Ndërsa në një rrafsh ndërkufitar, këto sisteme mund të nxisin bashkëveprimin dhe të minimizojnë koston dhe kohën e transaksioneve të tregtisë dhe dërgesave brenda Ballkanit Perëndimor dhe me Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë fakt, Banka e Shqipërisë shprehet se, “Projekti i Modernizimit të Pagesave në Ballkanin Perëndimor po mbështet Shqipërinë për të formalizuar dhe zhvilluar më tej ekonomitë tona, për t’u lidhur me praktikat evropiane për të arritur objektivin tonë të përbashkët dhe qendror të integrimit në BE dhe për të përmirësuar shkëmbimet tregtare brenda gjashtë ekonomive tona dhe me Bashkimin Evropian”./ATSh

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
345
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024