Ardian Hajdaraj zgjidhet kryesuesi i ri i KPK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi e deritashëm, Jetish Maloku, ka mbajtur Takimin e 241-të sipas agjendës së paraparë.

Fillimisht, pas prezantimit të kandidaturave të anëtarëve të nominuar për pozitën e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të ri, KPK-ja zgjodhi në mënyrë unanime Ardian Hajdarajn, anëtar i KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore në Pejë, në pozitën e Kryesuesit dhe Jehona Grantollin, anëtare e KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në pozitën e zëvendëskryesueses së Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në komunikatë thuhet se rrjedhimisht, Hajdaraj dhe Grantolli janë zgjedhur me mandat dyvjeçar, kurse  zgjedhjes së tyre u ka paraprirë hapja e thirrjes publike më 15 janar 2024 për nominimin e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial.

“Pas marrjes së detyrës se re, Hajdaraj kryesoi pjesën e mbetur të takimit, me ç’rast falënderoi për kontributin dhe përkushtimin e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të derisotëm të Këshillit, z.Jetish Maloku dhe z.Veton Shabani, duke theksuar se gjatë mandatit të tyre kanë avancuar proceset gjithëpërfshirëse të veprimtarisë së sistemit prokrurorial”, thuhet në njoftim.  

Më tej thuhet se anëtarët e Këshillit, votuan edhe për zgjedhjen e kryesuesve dhe anëtarëve të rinj të Komisioneve të Përhershme të KPK-së, me ç’rast me votim unanim u zgjodhën Jetish Maloku në pozitën e Kryesuesit të Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe Veton Shabani në pozitën e Kryesuesit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024