​Roma përforcon mbrotjen
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Roma ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin e majtë Angelino nga RB Leipzig, duke e depozituar kontratën e tij në Lega Serie A.

27-vjeçari spanjoll kishte qenë i huazuar te Galatasaray, por kjo u ndërpre për të lehtësuar kalimin e tij në kryeqytetin italian. Ai zbarkoi në Itali dje për t'iu nënshtruar testeve mjekësore me “Giallorossët” përpara se të vendoste nënshkrimin në kontratën e tij.

Roma ka nënshkruar me Angelino nga RB Leipzig një marrëveshje huazimi gjashtëmujore me opsion blerjeje, që kuptohet të jetë me vlerë rreth 5 milionë euro plus 1 milion shtesë. Raportet sugjerojnë gjithashtu se ekziston një marrëveshje gjentelmenësh që blerja të bëhet e përhershme nëse klubi futet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

Në gjysmën e parë të sezonit, Angelino shënoi një gol dhe dha një asistim në 19 paraqitje për Galatasaray.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024