Ministri gjerman i Mbrojtjes viziton Kosovën më 5 shkurt
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius dhe një delegacion i deputetëve të parlamentit gjerman, më 5 shkurt do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje, ku u theksua se kuadër të agjendës është paraparë një takim pune i përbashkët një orësh ndërmjet delegacionit të deputetëve të parlamentit gjerman dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, specifikisht anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha tregoi edhe qëllimin e Projektligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Komisioni vazhdoi mbledhjen pa praninë e mediave, ku do të shqyrtohet projektligji për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës, projektligji për shtetësinë e Kosovës, projektligji për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, por gjithashtu do të shqyrtohet edhe plani i punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024./Z.Zeneli/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024