Ngjarjet e datës 30 janar
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale. (Ora 09:00)

Instituti Demokratik i Kosovës prezanton rezultatet e indeksit të përceptimit të korrrupsionit për vitin 2023. (Zyra e KDI-së, rruga Bajram Kelmendi, ora 09:00)

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim mban tryezën “Interferenca e industrisë së duhanit në politikat e kontrollit të duhanit”, ku bëhet publikimi i raportit “Strategjitë dhe taktikat e ndikimit të Industrisë së Duhanit në politikat e shëndetit publik në Kosovë”. Marrin pjesë përfaqësuesit nga MS, MINT, MFPT, MBPZhR, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shoqëria civile. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Kuvendit Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e mbledhjeve, ora 10:00)

Save the Children Kosova/o (SCiK) bën lansimin e projektit “Fuqizimi i komuniteteve të cenueshme të Kosovës përmes qasjes më të mirë dhe të barabartë në tregun e punës”. (Hotel Garden, në Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku do të shqyrtohet në parim i projektligji për Sport dhe raporti i punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi, salla N204, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku shqyrtohet draft-plani i punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi, salla N10, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku shqyrtohet projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027”, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. (Kuvendi, salla N302, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku shqyrtohet projektligji për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës, projektligji për shtetësinë e Kosovës dhe projektligji për Këshillin e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku shqyrtohet raporti i Punës së Komisionit për vitin 2023 dhe draft-plani i punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi, salla C203, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ku do të bëhet shqyrtimi i peticioneve. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku shqyrtohet projektligjit për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave dhe projektligji për rregullat e trafikut rrugor. (Kuvendi, salla N302, ora 13:00)

Këshilli Prokurorial të Kosovës mban takimin e radhës. (Objekti i Prokurorisë Speciale, salla e takimeve, kati VI, ora 15:00)

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, mbajnë konferencë për media, pas pjesëmarrjes në pjesën finale të Kampionatit Evropian në Gjermani. (Zyrat e FHK-së, ora 12:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024