Xhaferi pas pranimit të detyrës: Kushtetuta dhe ligji do të jenë baza e çdo vendimi dhe veprimi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi deklaroi se Kushtetuta dhe ligji do të jenë baza e çdo veprimi dhe vendimi në qeveri. Pas pranimit të detyrës, ai u shpreh se puna primare e kësaj qeverie është parapërgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve demokratike.

Në qeveri është bërë pranim-dorëzimi i detyrës në mes të ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të qeverisë teknike, Talat Xhaferi.

Pavarësisht se sa do të zgjas kjo qeveri, Xhaferi u zotua se asnjëherë nuk do të mungojë funksionimi i rregullt institucional.

Pas pranimit të detyrës së kryeministrit, kryeministri teknik, Talat Xhaferi shtoi se avancimi i partneritetit strategjik të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten prioritet primar.

Dimitar Kovaçevski, i cili udhëhoqi qeverinë nga janari i vitit 2022 uroi Xhaferin për postin e kryetarit të qeverisë.

Kovaçevski dha dorëheqje më 25 janar ndërsa katër ditë më vonë, më 29 janar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua për kryeministër Talat Xhaferi i cili deri atëherë e drejtonte institucionin ligjvënës. Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut është nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Dorëheqja e ish-kryeministrit bazohet në Ligjin për zgjedhje dhe punën e Qeverisë, me qëllim formimin e Qeverisë teknike, e cila do të funksionojë 100 ditë, apo deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.

Praktika e formimit të qeverive teknike, 100 ditë para zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, është vendosur në vitin 2016. Bazuar në ligjin për zgjedhje, pjesë e qeverise teknike do të jetë edhe opozita maqedonase. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
10
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024