Ngjarjet e datës 29 janar
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00 - 16:00)

Bordi i ZRRE-së do të mbajë mbledhjen e radhës. (ZRRE, Prishtinë, ora 09:00)

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier do t'u drejtohet të pranishmëve me rastin e përurimit të nyjave qendrore arsimore në kuadër të RIT Kosovës, të cilat mbështeten nga USAID-i.  (Ndërtesa kryesore e Kampusit të RIT Kosova në Gërmi, Prishtinë, ora 10:00)

Dogana e Kosovës (DK) mban konferencë për media. Flasin Hekuran Murati – ministër i Financave, Agron Llugaliu drejtori i përgjithshëm i DK-së dhe Zef Dedaj ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të KIESA-s. (Hotel “Sirius”, salla 2, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, diskuton për Buxhetin e Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me Organizatat Joqeveritare që e mbështesin punën e Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton propozimet për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Fakulteteve Juridike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Sindikatat dhe punëtorët e kompanisë KOSTT mbajnë protestë. (Përpara ndërtesës kryesore së KOSTT-it, Prishtinë, ora 11:00)

Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

Federata e Basketbollit e Kosovës mban konferencë për media ku do të shpalosen detaje në lidhje me marrëveshjen mes FBK-së dhe Albi Mall. (Zyrat e FBK-së Prishtinë, ora 14:00)

Shtëpia e Evropës në bashkëpunim me HANDIKOS hapin ekspozitën “Buqetë zemrash”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024