Si ndikon depresioni te njerëzit gjatë dimrit, flasin psikologët
Intervista
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ndryshimi i stinëve mund të ndikojë jashtëzakonisht në shëndetin mendor, temperaturat e ulëta dhe mungesa e dritës së diellit mund të kenë ndikim të madh në disponimin dhe energjinë e njeriut.

Disa nga simptomat që shfaqen janë një lloj depresioni që ka të bëjë me çrregullimin e emocioneve, e cila shoqërohet nga mungesa e vullnetit dhe motivit, pasiviteti dhe lodhja emocionale.

Psikologët këshillojnë se mënyra më e mirë për t’i shmangur këto simptoma janë ushqimet me vitaminën D, aktivitetet fizike, ekspozimi para diellit.

Kristian Halilaj, psikolog, thotë për KosovaPress se stina e dimrit ndikon negativisht te disa persona, pasi niveli i dritës bie dhe rrezet e diellit nuk shfaqen njësoj sikurse në stinën e pranverës dhe në verë.

Halilaj thotë se këto simptoma shfaqin luhatje emocionale, si përgjumje dhe mungesë të vullnetit.

Halilaj këshillon njerëzit që të marrin ushqime që posedojnë vitaminën D, të merren rregullisht me aktivitete fizike, por në rast të shfaqjes së mendimeve depresive atëherë të bëjnë një vizitë te psikologu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024