Lajçak e von Cramon diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe situatën pas zgjedhjeve në Serbi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, me të cilën ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Lajçak në një postim në rrjetin social X ka njoftuar von Cramon mbi procesin e dialogut.

“Është mirë të shkëmbehen shënimet me anëtaren e Parlamentit Evropian Viola von Cramon sa iu përket zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Unë ndava përditësime mbi dialogun e lehtësuar nga BE”, shkruan diplomati sllovak.

Në takim u bisedua edhe mbi situatën pas zgjedhore në Serbi në kuadër të zhvillimeve brenda Parlamentit Evropian.

Ndryshe, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për zgjedhjet në Serbi, në një seancë plenare në muajin shkurt, pas kërkesës së Komisionit Evropian drejtuar Serbisë që t’i hetojë ankesat për parregullsi gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023.

Debati për Serbinë është futur në rendin e ditës të Parlamentit Evropian pasi një grup partish politike - socialdemokratëve, liberalëve, të gjelbërve dhe të majtëve - kanë bërë kërkesë duke përmendur parregullsitë në zgjedhje si votuesit fantazmë, blerja e votave dhe raportimi i njëanshëm mediatik.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve, me akuzat se Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiq ka vjedhur votat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024