Stoltenberg e Spajiq: Siguria në Kosovë ka rëndësi strategjike për rajonin
Lexohet për: 3 min.
nato-foto-1
10 muaj më parë
Linku u kopjua
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur Kosovën dhe Bosnjën, si dy pika ku potenciali për tensione akoma ekziston. Ai këto komente i bëri pasi priti në takim kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq në Bruksel. Ai ka thënë se NATO-ja është e gatshme të kryejë mandatin e saj në Kosovë për të garantuar stabilitet, ashtu sikurse në Bosnje e Hercegovinë. Në fjalën e tij, Stoltenberg ka falënderuar Malin e Zi për kontributin në frenimin e agresionit rus, teksa shtoi se Mali i Zi luan rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, rajon ky me rëndësi strategjike për NATO-n. Ai tha se shpërthimi i dhunës në Kosovë në vitin e kaluar është i papranueshëm, ku si pasojë e tensioneve NATO kishte dërguar 1000 trupa shtesë. Ai ka paralajmëruar se javën që vjen, Këshilli i Atlantikut të Veriut, trupi më i lartë politik i aleancës, do të vizitojë Bosnje - Hercegovinën, për të dëshmuar në këtë mënyrë edhe mbështetjen e parezervë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës. Stoltenberg gjithashtu falënderoi kryeministrin malazez për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë. Ai tha se duhet të ndihmohet Kievi edhe më tutje, pasi sipas tij, nëse Putin fiton në Ukrainë, ekzsiton rreziku që ai të përdorë përsëri forcën. Në anën tjetër, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, u zotua se vendi i tij do të luaj rol konstruktiv për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Ai shtoi se me kreun e NATO-s biseduan për tema të mbrojtjes, mbështetjen ndaj Ukrainës, duke shtuar se tani ka ardhur momenti për ta mirëpritur Suedinë si anëtare të re të aleancës. Kurse i pyetur nga gazetarët për situatën e sigurisë në rajon pas ngjarjeve të fundit në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegoginë, Stoltenberg tha se dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë përpara për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme mes dy vendeve. Ndërkaq, Spajiq tha se situata në Kosovë është qetësuar së fundit, por që sipas tij shteti malazez është i gatshëm të ndihmojë në ruajtjen e paqes, pasi sipas tij, është në interesin e Malit të Zi të ruhet paqja në Kosovë. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024