Ngjarjet e datës 26 janar
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Hapet ceremonia për lansimin e programit kombëtar "Sporti në Shkolla" në nivel vendi. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Xheladin Rekaliu" Podujevë, ora 09:00)

Grupi Parlamentar i AAK-së organizon tryezën me temë; “Familja - roli, sfidat dhe mbrojtja”. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 09:00)

Me rastin e Javës Evropiane kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, organizojnë tryezë të rrumbullakët "Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet! Vaksinohu! Bëje PAP testin!" (Salla e madhe e IKSHPK-së, Prishtinë, ora 09:30)

Kryeministri Albin Kurti viziton kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. (Objekti i administratës komunale Podujevë, ora 10:00)

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe Halil Kastrati. (Ora 11:00)

OJQ Aktiv mban panelin “Liria e lëvizjes në grackë”. (Qendra për Energji Qytetare, Mitrovicë e Veriut, ora 11:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024