Instagrami forcon politikat për adoleshentët
Bota
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Meta po çaktivizon mundësinë për fëmijët nën 18-vjeç për të marrë mesazhe në Instagram dhe Messenger nga kushdo që nuk e ndjek ose nuk është i lidhur, si pjesë e një përditësimi të sigurisë.

Gjigandi i mediave sociale tha se ndryshimi është pjesë e punës së vazhdueshme për të ofruar 'përvoja të përshtatshme për moshën për adoleshentët' nëpër aplikacionet e tij.

Ndryshimi zgjeron një politikë ekzistuese të Meta e cila nuk i lejon të rriturit t'u dërgojnë mesazhe adoleshentëve që nuk i ndjekin.

Kjo do të thotë se askush në Instagram ose Facebook Messenger tani nuk do të jetë në gjendje t'i dërgojë mesazhe të drejtpërdrejta një adoleshenti që nuk i ndjek.

Ky cilësim i parazgjedhur do të zbatohet për të gjithë adoleshentët nën 16-vjeç (ose nën 18-vjeç në vende të caktuara). Ata që janë tashmë në Instagram do të shohin një njoftim duke i bërë të ditur se po i bëjnë këto ndryshime në cilësimet e mesazheve të tyre.

Përditësimi vjen pasi platformat e mediave sociale vazhdojnë të përballen me shqyrtimin e ndikimit të tyre tek përdoruesit e rinj.

Të mërkurën, kryeministri britanik Rishi Sunak u përball me një thirrje për të konsideruar ndalimin e mediave sociale dhe telefonave inteligjentë për moshat nën 16-vjeç.

Deputetja konservatore Miriam Cates tha se kishte pasur një 'rritje të dukshme' të shëndetit të dobët mendor të adoleshentëve që nga viti 2010 dhe bëri thirrje për masa më të rrepta. /DailyMail

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024