IKShPK: Nuk ka asnjë rast me fruth në Kosovë
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se nuk është konfirmuar asnjë rast me fruth në Kosovë.

Ndërsa, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar lidhur me rritjen e rasteve te fruthit në rajonin e Evropës.

Sipas OBSh-së, gjatë vitit 2023 janë shënuar 42 mijë e 200 raste të fruthit në rajonin e Evropës, nga 941 sa ishin regjistruar më 2022.

IKShPK-ja ka bërë thirrje se vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së fruthit. Aktualisht, Kosova ka shkallë të mirë të mbulueshmërisë me vaksinën MMR (Fruth-Rubellë-Parotit). Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve t’i vaksinojnë ata me kohë.

Fruthi është një ndër sëmundjet më ngjitëse dhe me vdekshmëri më të lartë te fëmijët nën 5 vjeç.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
142
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024